Inter është ende në kërkim për të forcuar skuadrën e saj këtë verë.

Edhe pas nënshkrimeve të mëdha, ku bien në sy ato të Romelu Lukaku dhe Diego Godin, zikaltërit po shfrytëzojnë çdo hapësirë për të vendosur një skuadër të plotë nën urdhërat e trajnerit, Antonio Conte.

Edin Dzeko pritet të arrijë nga Roma për të forcuar sulmin, ndërsa milanezët synojnë firma me Cristiano Biraghi dhe Matteo Darmian për të plotësuar repartin difensiv. Sipas asaj që është raportuar nga “Tuttosport”, klubi është gjithashtu në merkato për një mesfushor dhe mediat sugjerojnë se objektivi kryesor i tyre është mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal.

Inter ishte shumë pranë nënshkrimit me yllin kilian edhe në verën e kaluar, por katalanasit bllokuan gjithçka në momentet e fundit. Tashmë, duket se në interes të spanjollëve është shitja e tij dhe Inter është i gatshëm të trokasë për ta mirëpritur në ekip.