Aventura e Antoine Griezmann te Barcelona mund të zgjas vetëm një sezon.

Verën e ardhshme Barcelona mund ta përdorë francezin si një ofertë të mirë për PSG-në, për të rikthyer Neymarin në ‘Camp Nou’.

Sipas ‘Le10Sport’, Messi – Griezmann si dyshe ende nuk është duke funksionuar, dhe kjo mund të bëjë që Barcelona të rikthej sërish vëmendjen e tyre te Neymar, për një ribashkim në ‘Camp Nou’.

Lojtari që i kushtoi Barcelonës 120 milionë euro po mendohet të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi me PSG-në plus edhe disa miliona të tjera CASH në shkëmbim të brazilianit.

Neymar edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Barcelonës, por u largua gjatë verës së vitit 2017 për 222 milionë euro në drejtim të PSG-së, për t’u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.