Pas takimit në Korçë, kryedemokrati Lulzim Basha ka ndaluar në Devoll ku edhe ka zhvilluar një takim me fermerë dhe banorë të zonës. Në një bashkëbisedim me Bashën, një banor i zonës i tërhoqi vërejtje kreut të PD-së, ndërsa i kërkoi që nuk duhet të jetë kaq i butë dhe tolerant.

Basha: Situata është shumë serioze dhe shumë e rëndë. Duke filluar të shtunën e datës 11 duke vazhduar deri në fitore. Faleminderit që keni ardhur në këtë vend të bekuar nga zoti por të mallkuar nga kjo Qeveri.

Qytetari i Devollit: I dashur kryetar sot nuk ta uroj mirëseardhjen, do ta uroj kur të jesh kryeministër. Kur të marrësh Qeverinë dukesh që je shumë i butë dhe tolerant. Nuk duhet të dëgjosh njerëzit që vijnë për servilizma. Mos jepni subvensionime se do t’i marrin ata që të ndjekin nga pas. Ulni naftën, zgjidhni ambasadorët që vijnë jashtë, se ndyshe nuk ka sesi.

Subvencionime nuk duam në dorë se nuk dihet se nga venë. Ji içik më i ashpër brenda vetes dhe brenda partisë se do të gënjejnë se je shumë i butë. E shohim se pakënaqësia ka vajtur, të mos i diskutojmë këtra punë se na ka vajt thika në zemër. Edhe këta djemt që kanë mbetur do ikin nëse nuk punon PD-ja.

Basha-Ti do që të flasë butë dhe të veprojë fort, apo dikë që të flas fort dhe të mos punojë. Veprimet i gjykoni ju. Çfarë vendimesh kam marrë, atë gjykoni. Edukata nuk është dobësi. Mjerë ata që marrin edukatën time si shenjë dobësie. Këta po na i kthejnë vizat dhe shumë e shumë vendime të tjera. Tjetër gjë është të flasësh shumë dhe të mos bësh asgjë, tjetër gjë është të flasësh me edukatë dhe të marrësh vendime të forta.