Për një shekull, kartëmonedhat tona paskan qenë shkruar gabim dhe u desh një shkrim i redaktores së gjuhës shqipe, Sevi Lami, që Banka e Shqipërisë të korrigjonte shkrimin në prerjet e reja.

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Sevi tregoi se prej kohësh i kishin rënë në sy gabimet drejtshkrimore në kartëmonedhat tona e në fakt, nuk bëhet fjalë vetëm për vendosjen apo mos vendosjen e “ë” apo “ç”.

Përmes një shkrimi “Leku….një shekull i shkruar gabim”, Sevi ngriti shqetësimin lidhur me mënyrën se si ishin shkruar numërorët shprehje, si “Dy mijë lekë”, “Pesë mijë lekë” apo “Një mijë lekë”, që duhen shkuar ndaras, por në paratë tona kanë qenë gjatë gjithë kohës bashkë.

Megjithatë duket se Banka e Shqipërisë e ka marrë parasysh vërejtjen dhe ka i ka korrigjuar gabimet, pasi dy prurjet e reja, “Pesë mijë lekë” dhe “Dyqind lekë” janë shkruar siç duhet.