Më shumë vende të reja pune u krijuan në Shqipëri ndërsa papunësia ra në nivele historie në vitin 2019.

Kështu vlerëson Banka Botërore në raportin e fundit periodik për Ballkanin Perëndimor, sipas së cilës, ritmi i rritjes së vendeve të punës u përshpejtua në 3.4 përqind në tremujorin e dytë të vitit 2019.

“Vendet e reja të punës u krijuan në sektorin e shërbimeve dhe në bujqësi. Në fund të tremujorit të dytë, shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës u rrit me 1.24 pikë përqindje nga viti në vit (v-m-v)…Në tremujorin e dytë, papunësia arriti një nivel të ri të ulët historik prej 11.5 përqind. Pagat reale u rritën mesatarisht me 3.4 përqind, kryesisht në sektorin e shërbimeve (tregti dhe transport, dhe turizëm)”, shkruhet në raportin e Bankës Botërore.