Një banane e ngjitur në mur me ngjitës doli në shitje në Art Basel Miami Beach për 120.000 dollarë. Sipas galerisë dy nga tre “veprat e artit” janë shitur dhe ka mbetur vetëm e fundit.

Puna e realizuar nga Maurizio Cattelan u prezantua të mërkurën nga Perrotin, një galeri e ariti bashkëkohor themeluar në Paris. Ky është kontributi i parë i Cattelan në një panair arti në 15 vite. Titulluar “Comedian”, vepra arti përfshin një banane të blerë në një dyqan ushqimesh në Miami dhe një ngjitës të vendosur mbi të.