Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, thotë se mazhoranca nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, duke shtuar se nuk e kanë ndërmend të abuzojnë me detyrën që qytetarët u kanë dhënë. Sipas Ballës zgjedhjet do të mbahen në vitin 2021 dhe do të zhvillohen me Kod të ri Zgjedhor.

Sakaq, ai fton opozotën që të njohë deputetët që e përfaqësojnë në Kuvend, në mënyrë që të vijohet me përmbushjen e 9 kushteve të caktuara nga Bundestagu gjerman.

“Ju thatë që edhe opozita i respekton 9 pikat. Opozita ka vetëm 1 detyrë në 9 pikat. E dini kush është detyrimi? Që të mos vonojë më historinë e miratimit… miratimit se nuk kanë gjë në dorë se e bën Kuvendi. Mirë të njihnin deputetët në parlament, dhe bashkë me ta të hartonin vlerësimet e tyre dhe Kuvendi ta miratojë”, tha Balla, i cili rikujtoi edhe qëndrimin e Palmer disa muaj më parë, sipas të cilit ka një mënyrë për të ripërfshirë PD dhe LSI-në, që është njohja si përfaqësues të tyre deputetët që kanë hyrë në Kuvend nga listat e tyre.