Taulant Balla është përplasur përmes lidhjes direkte telefonike me akuzuesin Emiljano Nuhu. Ky i fundit u shpreh LIVE se ditën e sotme ka marrë edhe një ofertë për të hedhtur nga njerë pranë numrit dy të PS. Por ish-polici nuk pranoi të jepte emra.

Nga ana e tij, Balla u shpreh se përgjigjen për rastin e denoncuar nga Emiljano Nuhu, e ka marrë tre muaj përpara.

“Nuhu është një fatkeq që po e shpërdoron Basha. Unë nën cilësinë e kryetarit të Grupit sapo është publikuar rasti në media tre muaj më parë, e kam thirrur deputetin Rrahja të më shpjegojë ngjarjen.

Zoti Rrahja më ka informuar se lidhur me këtë rast ka qenë një konflikt mes dy të rinjve që kanë pasur një marrëdhënie intime.

Ai më konfirmoi se ka gjetur një zgjidhje mes tyre” – tha Taulant Balla mbrëmjen e së enjtes.

Balla tha se nuk ka qenë kurrë në Fushë Krujë, dhe aq më pak në ambientet e komisariatit.

Pjesë nga intervista e Nuhut, para ndërhyrjes së Taulant Ballës LIVE:

Është përdorur kjo histori për të fituar azil?

Kjo nuk është e vërtetë, se nuk e kam patur kurrë në plan. Kam ardhur brenda ditës në datë 12 shtator 20018, pasi kam marr informacion që më është porositur një vrasje për të më ekzekutuar.

Nga e mësuat?

Nga rrjeti im sekret informativ. Arsyeja ishte se isha kërcënuar në zyrën time nga Xhelal Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla. Që ky informacion të mos merrej vesh donin të më ekzekutonin.

Si është e vërteta e takimit në një lokal në Tiranë?

Më morën në telefon në ëhatsap, por jo ato që nxori zoti Hoxha. E pranova takimin dhe për arsye sigurie e lashë në lokal.

Përse nuk e njoftove patrullën, meqë ishte kërcënim?

E njoftova më pas patrullën. Bëra njoftim institucional. Vura në dijeni prokurorin e çështjes.Shkova në komisariatin Nr. 6, sepse ajo zonë e mbulon unazën e re.

Deputeti i PS ka deklaruar që nuk ju ka takuar kurrë…

Jam takuar. Përse nuk dalin pamjet nga komisariati i Krujës? Stacioni i policisë ka kamera. Kanë qenë 5-6 punonjës të patrullës së përgjithshme që e kanë parë deputetin Balla të hyjë.

A keni dokumkenta që e vërtetojnë këtë?

Kam dokumenta, por në një kohë të dytë do t’ja paraqes drejtësisë. Nuk mund t’i jap në media.