Komisioni i Venecias ka diskutuar dhe më pas miratuar raportin përfundimtar të opinionin mbi Presidentin e Republikës Ilir Meta. Në mbledhje merrte pjesë dhe një grup deputetësh të maxhorancës. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka vlerësuar raportin e Komisionit të Venecias, ndërsa ka bërë disa propozime.

Balla ka deklaruar se Presidenti Meta nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog duke shtuar se ai shkeli të drejtën themelore për t’u zgjedhur. “Draft-opinioni është i plotë dhe analiza është shumë profesionale. Kam disa propozime për amendimin e raportit. Presidenti i Republikës nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog mes partive. Shkeli të drejtën themelore të drejtën për t’u zgjedhur”, deklaroi Balla.