Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se vendi do të hyjë në zgjedhjet e 30-qershorit. Ai është shprehur se Meta me anulimin e dekretit për zgjedhjet ka kërcënuar sovranin.

“Në bazë të këtij dekreti është caktuar si mbajtje e zgjedhjeve data 30 qershor. Kanë filluar të gjithë procedurat për bërjen të mundur të gjitha procedurat. Janë ngritur komisionet për KZAZ-Të, ka filluar fushata zgjedhore, është bërë fleta e votimit, janë përzgjedhur kandidatët. Po vijon puna për zhvillimin e zgjedhjeve. Arsyet e Metës për anulimin e zgjedhjeve kanë të bëjnë me shqetësimin e Metës se do të ketë trazira. Në lidhje me shkeljet e Kushtetutës dekreti numër 11 mijë 199 bie në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e vendit dhe funksionet e shtetit.

Së pari është cënuar ushtrimi i sovranitetit nga populli. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit. Me dekretin numër 11 e 1199 të këtij viti Presidenti anuloi zgjedhjet, në këtë kuptim presidenti i ka hequr sovranit të drejtën për të votuar. Është kërcënuar sovrani. Anulimi i dates së zgjedhjet të 30 qershor, humb të drejtën e sovranit. Kjo është shkelje flagrante e Kushtetutës. ” u shpreh Balla