Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka sulmuar kryeopozitarin Lulzim Basha, teksa ndodheshin sot të dy në Cërrik për takime partiake.

Balla shkruan në “Facebook” se socialistët ishin në Cërrik për të filluar punët e mëdha që iu dha përgjegjësia historike e 30 qershorit, ndërsa Luli ishte për llafet dhe rrenat e radhës.

“Fjala e dhënë mbahet, duhet vetëm dëshira për punë. Sot ishim “sëbashku” me Lulezim Bashën në Cërrik. Ne për të filluar punët e mëdha që na dha përgjegjësia historike e 30 Qershorit, ndërsa Luli për llafet dhe rrenën e radhës. Siç thoshte Jozefina, Luli t’rren edhe kur e pyt sa asht ora😂😂😂

Për ironi të Lulezimit që kur dorëzoi Bashkinë e Tiranës Sahati s’punonte, brenda orës së parë të punës së Andis Sallës në krye të Bashkisë së Cerrikut, u vunë në lëvizje akrepat e Sahatit së Qytetit të cilat kishin mbetur prej ditës kur Iliri dhe Mona u bënë pjesë e qostekut të Saliut”, shkruan Balla.