Këngëtarja Big Mama ka rënë pre e ofen.dimeve nga ndjekësit e saj në Instagram. Babai i saj ndë.rroi jetë dhe kjo për këngëtaren dhe familjen e saj ka qënë shumë e rë.ndë.

Por sigurisht me profesionin që ka Big Mama nuk ka qëndruar gjatë për të marrë veten dhe udhëtoi drejt Afrikës. Nga aty ajo ka publikuar një foto ku shfaqet duke shijuar natyrën e veçantë me një veshje të përshtatshme për motin. Kjo foto ka marrë vëmendjen e një ndjekësi, që e gjy.kon për foton, pasi asaj sapo i ka ndë.rruar jetë i ati.

“Sdua të të ofe.ndoj e as të të përfshihem në jetën personale. Ama tani sa të ka vd.ekur babai dhe ti poston kështu fotosh sikur të mos kishte ndodhur gjë. E di që të vr.et normale se e ke baba, por nuk mund të postosh kështu fotosh të paktën pritën 1 muaj”, i shkruan një komentuese.

Këto fjalë duket se e kanë pr.ekur këngëtaren, e cila i ka dhënë një përgjigje të gjatë.

“Po mendohem a met kthy përgjigje, por po harxhoj pak minuta prej kohës që e kam shumë të rëndësishme.

Para se të komentoni duhet të mendoni se unë këtë profesion kam dhe ty nuk mundet me t’u dh.imb baba jem më shumë se mu. E dyta zijen qysh e mbaj e di vetëm unë, ty hiq mos të të hyjë në punë. E treta, baba jem e ka dashur artin dhe këtë e ka trashëguar tek unë. Amanet ma ka lanë që kur t’vd.es ditën e tretë ki me dal me këndu në tv ki me kesh para publikut”, shkruan Big Mama ndër të tjera.