Autoritetet belge kanë refuzuar kërkesën për azil të depozituar nga Albert Veliu, ose i njohur ndryshe si Babalja që përdori Paria Demokratike për të ndërtuar një audio-përgjim me qëllim goditjen politikisht të ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Mësohet se së shpejti i ashtëquajturi “Dëshmitari X” do të ekstradohet për t’u përballur me drejtësinë shqiptare.

Lajmi është bërë i ditur nga prokurori i çështjes, i cili kërkoi nga gjykata të merrte informacion në rrugë zyrtare për këto procedura, duke bërë që procesi të shtyhet për në një datë tjetër.

Albert Veliu, u largua nga vendi pak kohë nga publikimi i audio përgjimit, ku PD pretendoi se Veliu fliste me vëllain e ish ministrit të Brendshëm, Agron Xhafën. (TemA)