Në Madrid Atletico do të presë Juventusin, një kundërshtar që sezonin e kaluar e eliminoi në 1/8. Zonja e vjetër vjen pas një barazimi në kampionat dhe në këtë sfidë duhet të tregojë forcën. Trajneri Maurizio Sarri në konferencë për shtyp ka deklaruar:

“Nuk kemi presion. Ne jemi Juventusi dhe sa herë zbresim në fushë mendojmë vetëm për të fituar, por nga ana tjetër Atletico Madrid është një ekip shumë i fortë. Janë edhe ata nga ajo skuadër që mund të fitojnë ‘Champions League”.

LEXO EDHE:
Akuzojnë presidentin Agnelli, ultrasit e Juventusit braktisin klubin për ndeshjen me Atletico Madrid

Në Grupin B Bayern Mynchen do të presë në ‘Allianz Arena’ Crvena Zvezda-n, ndërkohë që në grupin C Manchester City luan në Ukrainë kundër Shakhtar. Gjithashtu sonte në fushë do të zbresë edhe Atalanta, e cila sfidon në Kroaci Dinamon e Zagrebit.