Atlético Madrid i ka bërë një ofertë të çmendur Benficas: 126 milionë euro për supertalentin Joao Felix, 6 më shumë se klauzola e prishjes së kontratës, me kusht që pagesa të bëhet me këste. Ofertë e shkëlqyer, që zor se do të refuzohet nga Benfica, por Atletico duket se i ka arkat plot, sepse tashmë tenton edhe një goditje të bujshme, sipas Cadena Ser në Spanjë.

Los Colchoneros duan të përfitojnë nga situata ende e paqartë e James Rodriguez, duke bërë një ofertë joshëse për Realin dhe vetë lojtarin.

Vetëm pak ditë më parë Marcos Llorente kaloi nga Reali te Atletico dhe nuk ngjalli ndonjë revoltë te tifozët, ndaj edhe transferimi i James zor se do të krijonte probleme, duke parë që kolumbiani nuk luan prej 2 vitesh për Realin.