I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion është zëvendësministri i infrastrukturës i cili ka folur në lidhje me situatën e zonës së “Astirit”. Shkreli ka theksuar se puna për zhbllokimin e  projektit te Unazës së Madhe do te vazhdojë në përputhshmëri të plotë me ligjin dhe Kushtetutën.

Artan Shkreli tha për punën e ditës së sotme: Kjo ishte një pjesë, nga të cilat pjesa më e madhe ishte dakordësuar për prishjen. 21 prej tyre ishin të shpronësuara, 8 i kanë marrë të tjerat. Pjesa tjetër janë në proces. 12 të tjera janë skualifikuar nga ALUZINI, nuk përfitojnë legalizimi. Fillimisht është Loti nr 1, që fillon nga rrethrrotullimi i Shqiponjës. Janë rreth 250 shtëpi që do prishen gjithësej, 140 janë që do shpronësohen. Qeveria është në plotësim të detyrave të veta kushtetuese dhe ligjore. Kjo do bëhet edhe më ndihmën e policisë.

Nga përleshja 12 persona mbetën të plagosur, mes tyre 5 punonjës të policisë dhe 7 banorë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, që të gjithë lanë ambientet e Spitalit të Traumës në orët e pasdites.