“Nese ke marre parate apo perqindje ne pallat, eshte e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranes! 👍”, kështu ka shkruar në një status në twitter kryebashkiaku Eron Veliaj lidhur me situatën e krijuar te zona e Astirit.

Kujtojmë se sot në mëngjes nisi prishja e të gjitha ndërtimeve të kompensuara te zona e Astirit, të cilat i hapin përfundimisht rrugën realizimit të projektit për Unazën e Madhe, që do të çlirojë Tiranën nga trafiku. Punonjësit e IKMT-së kanë filluar herët në mëngjes me shembjen e godinave pa leje në gjurmë të Unazës, ndërkohë që të gjitha familjet kanë marrë kompensimin sipas ligjit.

Statusi “Nese ke marre parate apo perqindje ne pallat, eshte e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranes! 👍

Partite e ngritura mbi kulturen e zaptim-bllokimit ne pikiate! 👎”