Kryeministri Edfi Rama ka zhvilluar sot një takim me me banorët e Libofshës tha se kjo qeveri ka legalizuar në 8 vite 150 mijë objekte, ndryshe nga qeveria e kaluar që ka legalizuar 21 mijë banesa në 8 vite.

Gjatë këtij takimi Rama foli edhe për protestën e banoreve te zonës së Astirit, ku tha se opozita udhëheq protestuesit për të ardhur në pushtet me dhunë, pasi nuk e mundin dot me votë.

“U tha se unë paskam thënë që shtëpitë nuk prishen dhe tani po i prish por kjo nuk është e vërtetë, është një shpifje dhe një sajesë.

Në 8 vjet te qeverisë së mëparshme u legalizuan 21 mija banesa, ne kemi legalizuar 150 mijë në 4 vjet.

Por nuk mund të legalizojmë në kurriz të buxhetit aty ky është e pamundur.

Kurrë nuk ka pasur një protestë të udhëhequr nga partitë për një gjë që ligji nuk e lejon.

Luftë për pushtet, gjej shesh bëj pushtet. Edi Ramën nuk e mundim dot me votë dhe hajde të bëjmë këto.

Nuk mund të legalizojmë aty ku ke zënë hapësirën e përbashkët, apo aty ku është plani për t’u ndërtuar rruga.

As unk mund ta bëjë dot shteti që të legalizojë për të dhënë prona si pronarë, pasi i bie që i gjithë populli të punojë për të paguar ata që janë të palegalizueshëm.

Por kur bëhet fjalë për shtëpi ka një përgjegjësi, në Shqipëri ka plot njerëz të nderuar që nuk e kanë shtëpinë e tyre dhe qiranë e paguajnë me rrogën e tyre dhe me taksën e tyre paguhet bonuesi për këta të tjerët”, u shpreh Rama. (TemA)