Pas një viti e gjysmë në kampionatin kinez Yanick Carrasco duket se do të rikthehet në Europë. Për futbollistin belg janë të interesuar dy skuadrat e Milanos, Mailani dhe Interi, por së fundmi në skenë ka hyrë fuqishëm edhe Arsenal.

Klubi londinez e mbylli sezonin larg pritshmërive dhe nuk ka në dispozicion shumë para për të shpenzuar, ndaj po mendon për afrimin e emrave të spikatur, por jo duke ofruar shifra stratosferike. Dhe deri më tani duket se ia ka dalë.

Sipas Nicola Schira, gazetarit të ‘Gazzetta della Sport’ në Itali, ‘topçinjtë’ janë në bisedime të avancuar për 25-vjeçarin, i cili edhe në janar ka qenë në ‘lupën’ e Arsenal. Veçse në atë periudhë 30 mln eurot e pretenduara nga Dalian Yifang u konsideruan shumë nga londinezër.

Arsenal në janar e braktisi Carrasco-n dhe për një arsye tjetër, Denis Suarez, futbollistin e huazuar nga Barcelona që kurrë nuk u bë titullar. Madje edhe si pasojë e dëmtimit ai në total zhvillloi 95 minuta me bluzën e Arsenal. Gjithsesi më në fund duket se janë puqur kushtet për marrëveshje mes palëve. Mbtet për t’u parë reagimi i klubeve milaneze, veçanërisht Milanit.