Kur flasim për humbje peshe, ne gjithmonë imagjinojmë personat që duhet të hanë plot fruta dhe perime në pushime mes stërvitjeve të lodhshme.

Epo, është e vërtetë! Është e vështirë të arrish rezultatin e dëshiruar pa ngrënë ushqim të shëndetshëm dhe pa bërë stërvitje fizike, por rezulton se ka mënyra për të humbur peshë që nuk kërkojnë domosdoshmërisht që të shkoni në palestër ose të ndryshoni dietën tuaj.

Ja se cilat truket që ju mund të përdorni për të humbur peshë pa kufizuar ushqimin që ju pëlqen apo duke bërë stërvitje:

1. Hani në pjata të kuqe


Kjo mund të duket paksa e çuditshme, por hulumtimet tregojnë se njerëzit hanë më pak ushqim në pjata të kuqe sesa në ato të bardha apo blu. Puna është se, kjo ngjyrë lidhet me ndalimet dhe është një sinjal për t’u ndalur, kështu që njerëzit instinktivisht hanë më pak.

Në një eksperiment, pjesëmarrësve iu dhanë ëmbëlsira në pjata të kuqe, të bardha dhe blu. Ata që morën një pjatë të kuqe hëngrën shumë më pak se pjesëmarrësit e tjerë.

Dhe po, ata nuk po hanin ushqim të shëndetshëm, ndaj, kjo pjesë e këshillimit funksionon vetëm për situata kur hani ushqime të pashëndetshme.
2. Pini nga një gotë e ngushtë dhe e gjatë
Ky është një fakt argëtues dhe shkencërisht i vërtetuar: nëse pini pije nga gotat e gjata, do të pini rreth 25-30% më pak.

Shkencëtari amerikan Brian Wansink e shpjegon atë si një iluzion optik që mashtron trurin. Testet kanë treguar se edhe baristët profesionistë përdorin më shumë gota të tilla.

3. Largoni ushqimin e pashëndetshëm nga pamja juaj

Hulumtimet kanë treguar se nëse njerëzit mbajnë para syve ushqime të larta në kalori, ata me shumë gjasa do të peshojnë më shumë se ata që i fshehin ushqimet e pashëndetshme nga vetja dhe mbajnë fryta në vend të tyre.

Puna është se, të shikuarit e ushqimeve të shijshme (por jo të shëndetshme) rrisin ndjenjën e urisë dhe tundimit që ju bën të hani më shumë. Ndaj, sigurohuni që të mund të shihni vetëm ushqime të shëndetshme në shtëpi.

4. Hani më shumë proteina
Kur hani ushqime të pasura me proteina, ju e largoni urinë më shpejt. Hulumtimet kanë treguar se një rritje prej 15% e proteinave në dietën e përditshme ndihmoi pjesëmarrësit të hanë 440 më pak kalori.

Për shkak të kësaj, ata arritën të humbin mesatarisht 10 kilogramë peshë ekstra në 12 javë, pa u kufizuar në të vërtetë në asnjë ushqim.

Ushqimet që kanë më shumë proteina janë: mishi (mishi i pulës dhe i kuqi), peshku, vezët, djathi, gjiza dhe fasulet.

5. Përtypni çamçakëz kur jeni pak të uritur


Kur jeni pak të uritur dhe mund të rrezikoni të konsumoni një meze të lehtë jo të shëndetshme, përtypni çamçakëz me shije mente pa sheqer. Shija e mentes shuan funksionin e membranave të shijes dhe uria për të ngrënë diçka menjëherë zhduket.

6. Shtoni akull në pijen tuaj

Të gjitha ushqimet që hamë dhe pimë nxehen nga trupi në temperaturën e trupit. Ky proces termo-rregullimi djeg kalori dhe sa më shumë ngrohje që trupi juaj duhet të bëjë, aq më shumë kalori ai djeg.

Shtoni pak akull në pije (kafe, çaj, lëng, kokteje). Ushqimi i ftohtë gjithashtu e bën trupin të djegë më shumë kalori.

7. Flini më shumë

Blini një fustan të ri ose një palë xhinse të reja që janë disa madhësi më të vogël dhe varini ato diku në shtëpinë tuaj ku mund t’i shihni. Në këtë mënyrë ju gjithmonë do të keni një kujtesë përpara vetes për qëllimin që dëshironi të arrini.

9. Humbni peshë së bashku me dikë

Bashkohuni me miqtë tuaj ose bashkohuni me një grup njerëzish që po përpiqen të humbasin peshë. Kjo do ta bëjë procesin më shpërblyes.

Një studim tregoi se njerëzit që u bashkuan me njerëz të tjerë që po përpiqeshin të humbin peshë e arritën objektivin e tyre 20% më shpejt.

Përdorni pako akulli për të hequr qafe yndyrën
Sipas studiuesve në University of Maastricht, temperaturat e ftohta ndihmojnë për të djegur dhjamin. Të ftohtët do të transformojnë yndyrën e bardhë në yndyrën ngjyrë kafe që metabolizohet më lehtë nga trupi.

– Mbështillni një pako akulli në një leckë të hollë dhe vendoseni në zonën ku keni yndyrë. Lëreni paketën për rreth 30 minuta.

– Bëjeni këtë proces një herë në ditë për 12 ditë me rradhë.

Për të shmangur morthin, largojeni pakon kohë pas kohe. Nëse vëreni simptoma si skuqje të lëkurës, ndjesi shpimi gjilpërash ose mpirje të lëkurës, ndalojeni menjëherë procedurën.