Josif Koci mbetet një nga aktorët më të dashur për shqiptarët. Koci kishte një jetë i pranishëm në skenën shqiptare, ku numron qindra role që kanë lënë mbresa si në art dhe kryesisht në teatër.

Aktori i Teatrit të Durrësit, Josif Koci është ndarë nga jeta këtë të martë. Lajmi i hidhur konfirmohet me një reagim zyrtar në rrjetin social nga vetë Teatri “Aleksandër Moisiu”.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të Teatri Aleksander Moisiu Durres, Josif Koci. Teatri i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe gjithë të njohurve”-thuhet në njoftim. Ende nuk është bërë e ditur se cili ishte shkaku i ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur.

Ndarja e tij nga jeta nuk është veç një dhimbje për familjarët por njëkohësisht një humbje e madhe për mbarë artin në tërësi. Veprat e tij skenike do ta mbajnë gjithmonë pranë nesh kujtimin e tij.