Ditën e sotme, është ndarë nga jeta rapsodi i njohur dibran, Sherif Dervishi. Ai është shuajtur në moshën 58-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Ai u shtrua me urgjencë dje pasdite në spitalin e kryeqytetit, pas një hemorragjie cerebrale. Dervishi ishte një këngëtar i njohur që identifikohej më së shumti me këngët popullore rapsodike, popullore e Shqipërisë së Veriut dhe popullore folklorike.