Punime artistike të të mbijetuarve të Holokaustit do të shfaqen në ish-kampin nazist të Sachsenhausen.

Ato pasqyrojnë jetën e Holokaustit në kampet e përqëndrimit.

Ekspozita do të përfshijë 140 piktura, printime dhe vizatime të krijuara nga ish-të burgosurit e kampeve të përqendrimit në Sachsenhausen dhe Oranienburg pranë Berlinit.

Artistët janë nga Holanda, Austria, Republika Çeke dhe Polonia.

‘’Disa nga veprat u krijuan brenda kampeve, ndërsa të tjerë u krijuan pas luftës. Ekspozita do të përfshijë informacion rreth artistëve përmes animacioneve kompjuterike’’, theksoi organizatori Axel Drecoll.

Ai shtoi se ekspozita është një “simbiozë unike e persekutimit nazist, arteve të bukura dhe biografive të artistëve”.