Nga Ibsen Elezi

Po shtohen zerat qe kerkojne doreheqjen e Bashes.

Do cuditemi kur tja kerkojne edhe servilet e tij, do na kujtojne 91-shin, kur demokrat-komunistet e shanin Enverin me shume se ata qe ishin dergj burgjeve.

Une jam Kunder doreheqjes.

Doreheqja eshte akt moral, qe e ndjen pa e kryen.

Detyrim eshte atehere kur e kerkojne rregullat e shkruara.

Statuti aktual nuk e detyron kryetarin e PD te dorehiqet apo largohet., ndersa si akt moral se pari duhet ta ndjeje vet.

Per me teper, pas kuvendit fals te 15 dhjetorit 2018, cdo veprim e ka kryer ne perputhshmeri me statutin;

Dorezimi mandateve u votua ne unanim nga kryesia dhe keshilli kombetar.

Mospjesmarrja ne zgjedhjet e 30 Qershorit po ashtu.

Te vecosh Bashen si fajtorin e vetem qe duhet kryqezuar, nuk eshte burrerore, eshte tipar i trasheguar komunizmi te gjesh armikun dhe jo te zgjidhesh problemin.

Basha nuk eshte i vetem, ai perfaqson nje grup me pikpamje te deklaruara dhe te fshehura. Pra problemi me Bashen nuk eshte ceshtje individi por ceshtje grupi dhe pikepamjesh.

Doreheqja e tij nuk do ishte zgjidhje, por zanafilla e nje rruge tjeter pa krye.

Kjo situate ka vetem nje Zgjidhje.

Deshtimi i dy aksioneve te fundit politike:

– dorezimit mandateve dhe rrezimit qeverise me 1 proteste te panderprere

– zgjedhjeve te 30 qershorit te pasuar me dhenien ne tavoline te 61 bashkive

detyron urgjent keshillin kombetar (Bujar Nishanin si drejtues i tij) qe te kerkoj proces analize dhe vleresimi , duke konkluduar ne deshtimin e dy aksioneve politike dhe hapjes se nje procesi votebesimit te lidershipit nga antaresia.

Kjo eshte minimum qe duhet bere, nese duhet te meritojme minimalisht emrin Partia Demokratike.

Per me teper Basha duhet te jete patjeter ne gare, ai qe mendon se mund te drejtoje PD, minimumin e proves ka fitoren ndaj rymes qe ai perfaqson.

Kjo do jete jo gare per nje individ ne krye, por nje gare perplasjesh mes pikpamjeve te deklaruara dhe artikuluara qarte, kjo eshte rruga e vetme e shpetimit te PD nga dekompozimi qe po i ndodh, kjo eshte rruga e bashkimit.

Tashme rrymat e konturuara (Sorosjanet, Ish-et e sistemit dhe te djathtet) ne PD duhet qe per here te pare te perballen fytyre per fytyre, duke u shkeputur njehere e mire nga konspiracionet.