Autoriteti Rrugor Shqiptar po vijon punën me kontrollet dhe pastrimin e skarpateve anës rrugës nga rrëshqitjet e dherave në aksin Qafa e Priskës-Shëngjergj.

“Çdo ditë punë për të garantuar rrjet rrugor të sigurt dhe me standarde. Kontroll dhe pastrim i skarpateve anës rrugës nga rrëshqitjet e dherave në aksin Qafë Priskë-Shëngjergj”, – bën të ditur ARRSH.

Aksi Qafë Priskë-Shëngjergj mbetet një ndër segmentet rrugore më problematike gjatë stinës së dimrit dhe temperaturave të ulëta.