Mario Mandzukic ka arritur marrëveshje verbale me Manchester Unitedit për t’iu bashkuar në afatin kalimtar të janarit, por Juventusi nuk lëshon pe pasi ende i kërkon 10 milionë euro për të. Sulmuesi kroat nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri Maurizio Sarri për këtë sezon dhe është lënë jashtë listës së skuadrës për Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Ai nuk është paraqitur për Juven as në Serie A deri tani këtë sezon, edhe pse bisedimet për të kaluar në Katar dështuan kohë më parë. Në Itali mediat raportojnë se Mandzukic refuzoi oferta nga klubet e MLS-së sepse dëshiron të qëndrojë në Evropë.

Manchester United ende nuk i ka zëvendësuar Romelu Lukakun dhe Alexis Sanchezin që iu bashkuan Interit, prandaj ka nevojë për një sulmuesi me karakteristika dhe përvojë si Mandzukic. Sipas Sunday Express, ylli kroat tashmë ka arritur marrëveshje me Unitedin, por Juventusi nuk po lëshon pe duke i kërkuar 10 milionë euro.