Nderron jetë e ëma e prokurores Katica Janeva të njohur për skandalin e miliona eruove në Maqedoninë e Veriut. Ngjarja ka nododhur pak pasi Janeva u arrestua nga autoritetet maqedonase.

Megjithatë, prokurorja Vilma Ruskoska, në konferencën për shtyp ka njoftuar se kjo nuk do të ndryshojë aspak rrjedhën normale të hetimeve për skandalin “Zhvatja”.

Janeva u arrestuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e saj. Në momentin e arrestimit, policia bllokoi rrugën që çonin tek shtëpia e saj në një lagje në jugperëndim të Shkupit, një skenë e cila duke se ka përkeqësuar shëndetin e nënës së prokurores maqedonase.

Bëhet fjalë për skandalin e publikuar në gazetën italiane La Verita ka tronditur themelet e gjyqësorit në Shkup.

Në videon e nxjerrë duket Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, duke dalë së bashku me një ndihmës të tij nga shtëpia e biznesmenit Jordan Kamçev me dy valixhe të mbushura me para.

Boki 13 në këtë rast dyshohet si një lloj ndërmjetësi i prokurores Katica Janeva në këtë skandal të madh korrupsioni.

Ndërkaq, biznesmeni Kamçev është i akuzuar për pastrim parash dhe vepra të tjera kriminale. Komunikimi i tij me njeriun e afërt të kryeprokurores së posaçme dhe korruptimi apo zhvatja, kishte të bënte me lehtësimin e rrethanave të arrestit të tij