Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar sërish ndaj arrestimit të Dritan Shoraj, i cili mban gradën doktor shkencash dhe punonte si pedagog në Fakultetin e Ekonomisë.

Pasi deklaroi fillimisht se Dritan Shoraj është njeri i Partisë Demokratike, Balla ka cilësuar këtë të hënë se ai është krahu i djathtë i kreut të PD-së, Lulzim Basha. Përmes llogarisë së tij personale në rrjetin social “Twitter”, Balla i drejton nën nota ironie edhe një pyetje Bashës.

Balla i është drejtuar Bashës duke i thënë:

Lulezim!Krahu yt i djathtë në çadrën e “lirisë” dhe “Republikës së Re” në Tiranë Dritan Shoraj u la nga Gjykata në arrest me burg.Pse nuk e largon si drejtues i PD Tiranë dhe si drejtues i Departamentit të Ekonomisë në SHQUP?Foto: i dënuari për drogë përfaqësues në QNV për Lulin.