Gjykata e Kri*meve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me b urg për Alkond Bengasin, një nga të arrestuarit për grabitjen e ndodhur në Rinas në datën 9 Prill. Bengasi ka shprehur qëndrim mohues para trupit gjykues. Ai mbrohet nga Adriatik Cami, ish-prokuror.

Ai kërkoi lirimin e klientit të tij duke thënë se Bengasi nuk ka asnjë lidhje me grabitjen dhe se ka qenë njohja me Kelmentin ajo që e ka dërguar pas hekurave. Vendimet për tre të arrestuarit e tjerë do të jepen ditën e nesërme. Ndërkohë burime bëjnë me dije se nga përgjimet dhe provat e deritanishme dyshohet se ai është bashkëpunëtor i grupit të grabitësve.

Ndërkohë lidhur me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit, policia ka shpallur në kërkim ish-punonjësin e policisë Mareglen Hoxha.