Blogerja e njohur Armiana Mevlani është një prej personazheve të shoëbizzit shqiptar që gjithmonë tërheqin vëmendjen e mediave rozë. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e saj momente nga jeta saj.

Këtë herë përmes disa postimeve në rrjetet sociale Armina është pyetur nga fansat e saj nëse ka vujtur ndonjëherë nga ankthi. E kësaj pyetje blogerja i është përgjigjur: Unë mendoj se në një moment të gjithë ne vuajmë nga ankthi. Është normale të ndjeheni të pasigurt për jetën sepse asgjë nuk është e garantuar. Vuaj kryesisht nga stomaku, por është vetëm në periudha të caktuara jo konstante. Mundohem të shoh gjithmonë anën e mirë në gjëra dhe të bëj shumë joga.”

Pra me këtë përgjigje Armina ka treguar se si shumë njerëz të tjerë që vuajnë nga ankthi është dhe ajo një prej tyre, duke thënë se në një moment të jetës të gjithë vuajmë nga ankthi.