Armina Mevlani është shfaqur sërish krah partnerit të saj Shklëzen Berishës, duke rikonfirmuar edhe njëherë faktin që ata janë bashkë.

Teksa kanë qenë të ftuar në dasmën e një mikeshës së blogeres, dyshja shihen të veshur mjaft elegantë dhe të qeshur. Ka qenë Armina Mevlani, ajo që ka publikuar një foto ku shihet e ulur në prehrin e Shkëlzen Berishës.

Foto e publikuar nga Armina
E veshur me një fustan ngjyrë rozë pastel, blogerja me gjoksin e ekspozuar shihet mjaft e qeshur krah djalit të ish-kryeministrit Berisha.

Pak ditë më parë Armina dhe Shkëlzeni u përfolën se i kanë dhënë fund fejesës së tyre, por të dy e mohuan këtë gjë duke ripostuar fotot ku ishin bashkë dhe të qeshur.