Arkeologët kanë bërë një prej zbulimeve më unike në Rusi. Ata gjetën një aksesor antik, që duket si një iPhone ose ndonjë model modern smartphone. I gjetur në varrin e një gruaje, objekti ka përmasat 18 x 9 cm dhe ka ngjyrë të zezë. Objekti është i dizejnuar me disa gurë shumëngjyrësh dhe me monedha kineze. Arkeologët, me shaka e quajtën zbulimin “iPhone”, por në të vërtetë është togëz rripi.

Sipas arkeologëve, Monedhat e gjetura në varr i përkasin 2.137 viteve më parë. Objekti i lashtë është një nga zbulimet më interesante të bëra nga arkeologët në nekropolin Ala-Tey në Republikën e Tuva të Rusisë, i cili kufizohet me Mongolinë.