Arkeologët janë befasuar nga një zbulim i fundit, brenda anijes romake të fundosur para 1,700 vitesh, u gjetën 100 amfora.

Sipas ekspertëve, anija romake është fundosur para 1,700 vitesh dhe është gjetur gjatë muajit korrik në afërsi të Mallorca të Spanjës.

Në bazë të disa mbishkrimeve, amforat e gjata me dy doreza, mendohet se janë përdorur për të mbajtur salcë për peshq, vaj dhe verë.

Derisa të përfundojë procesi i ruajtjes së tyre dhe mbrojtja nga kripa e detit, që të mos plasariten ato nuk do të hapen për të parë se çfarë ka brenda tyre.

Anija e fundosur është gjetur nga dy bashkëshortë, të cilët njoftuar disa zhytës.

Sipas “Daily Mail”, zbulimi i anijes ka sjellë pasurimin e vlerave në histori dhe arkeologji.