Moderatorja e njohur Dajana Shabani është një ndër emrat më të përfolur në showbizzin shqiptar aktualisht. Përmes disa pyetjeve të drejtuara nga ndjekësit, moderatorja i ka publikuar duke ju dhënë edhe përgjigjet.

Një prej fansave të saj e ka kompimentuar rreth ish- emisinonit të saj të mëngjesit ‘Ditë e Re’ duke i shkruar: Ju shkonte shumë ai emisioni i mëngjesit… tani nuk kam më se e pi kafen në mëngjes…

Ndërsa Dajana i është përgjigjur: Është faji im, e bëra unë atë lëvizje!

Kujtojmë që para dy muajsh në prag të nisjes së sezonit të ri, moderatorja u largua dhe nga Ora Neës u mësua se emisioni do të drejtohet nga dy moderatorët që janë aktualisht, Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli.

Ndërsa tashmë Dajana është sërish pjesë e ‘Ora News’ në një format të ri, ku emisioni i saj quhet: CASA DE LOS 3S.