Ministria e Jashtme argjentinase i ka kërkuar Rusisë të arrestojë dhe të ekstradojë Ali Akbar Velayati, ish Ministër i Jashtëm i regjimit Iranian, për rolin e tij në bombardimin e vitit 1994 të një qendre komuniteti hebraik në Buenos Aires që vrau 85 njerëz dhe plagosi 300.

Velayati, tani këshilltar i lartë i Udhëheqësit Suprem të regjimit iranian, Ali Khamenei, arriti në Moskë më 12 korrik për t’u takuar me Presidentin Vladimir Putin, dhe e kishte të planifikuar të shkonte në Kinë më 13 korrik.

Ministria e Jashtme e Argjentinës tha në një deklaratë se nuk kishin marrë ende një përgjigje nga Rusia, por se i kishin bërë të njëjtën kërkesë ekstradimi Kinës.

Velayati ishte Ministri i Jashtëm i regjimit klerikal, kur një bombë shkatërroi zyrat qenderore të Shoqatës së Ndërsjellë Argjentinase Izraelite më 18 korrik, 1994, i cili ishte sulmi më i madh terrorist në historinë e Argjentinës.

Prokurorët argjentinas e përshkruan Velayati-in si një nga “organizatorët ideologjikë të sulmit”, së bashku me ish Presidentin Akbar Hashemi Rafsanjani, i cili ka vdekur tashmë, dhe ish Komandantin e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, Mohsen Rezaie.

Velayati është akuzuar për vrasje, me një statut krimesh urrejtjere pasi sulmi ishte projektuar për të patur në shënjestër specifikisht izraelitët.

Ia vlen të përmendet se një tjetër diplomat i regjimit iranian është arrestuar kohët e fundit në Gjermani për rolin e tij në komplotin për të bombarduar një tubim të opozitës iraniane në Paris më 30 qershor. Besohet se Assadolah Assadi, një diplomat në ambasadën iraniane në Vienë, do të ekstradohet në Belgjikë për t’u ballafaquar me akuzat e terrorizmit.j.j