Dietologia Blerina Bombaj është një ndër emrat e njohur të showbiz-it, e cila për një kohë të gjatë na shoqëroi me këshillat e saj për ushqimet në emisionin e Gjebreas, “E diela shqiptare”. Mirëpo, për faktin se ajo u shfaq për një kohë të gjatë në emisionin e Arditit, një ndjekëse mendon se Blerina u bë “njeri” prej tij. Në njërin prej postimeve të saj në Instagram, dietologes i ka rënë në sy një koment i pakëndshëm:

“Aman moj, o njeriu më i edukuar i kësaj bote si ato të jehovait. Po ik moj, të dha Zoti lekun dhe na bën si e ditura e botës, u heq karbohidrateet njerëzve, u shton proteinat, yndyrnat e mira dhe e kthen në biznes. Po je kaq humane t’i mos merr 300 mij lekë për një muaj dietë, sa një rrogë në Shqipëri po uli çmimet. Mos na shit pordhë nëpër rrjete se të bëri Arditi 10 vite reklamë që u bëre njeri”-i shkruan Blerinës një ndjekëse.

Ky koment nuk është kaluar pa një përgjigje nga dietologia, e cila ia kthen me humor e sportivitet: “Mua më dha Zoti lekë, mi nisi me bankë! Ndërsa Arditit Zoti i tha “kësaj do i bësh reklamë, se ashtu është një muhabet, dhe nuk dua ta diskutoj”!- shkruan Blerina, duke e shoqëruar shkrimin me disa emoji duke qeshur me lot.

Vazhdimisht në profilin e saj në Instagram, Blerina ndan receta të ndryshme ushqimesh dhe dieta të shumta për t’u ushqyer shëndetshëm dhe për të arritur peshën ideale trupore.