Kreu i policisë Ardi Veliu u ka dhënë urdhër uniformave blu të mos provokojnë protestuesit dhe të mos provokohen nga incidente të mundshme nga tubuesit.  Policia ka marrë masat për të parandaluar incidentet nga ky tubim.

Ajo ka ushtruar kontrolle të imtësishme në disa postblloqe kryesore, pasi siç u njoftua dje në deklaratën e saj zyrtare, ka informacione se në protestë do ketë persona të inkriminuar të cilët do të përpiqen të ushtrojnë akte dhune. Në gatishmëri janë dhe shërbimi i zjarrfikëses dhe ambulancat.