Moderatorja Arbana Osmani ka qenë e pranishme në premierën e filmit “Gjyshja”, të realizuar nga i dashuri i saj, Eduart Grishaj. Veshur klas, me një fund të zi tyli dhe një xhaketë të gjatë, Arbana Osmani ka preferuar t’i qëndrojë besnike stilit të saj.

Por, në foton e postuar në rrjete sociale, nga premiera e mbrëmshme, Xhemi Shehu i drejton moderatores pyetjen befasuese: “Unazën s’po ta shof”.

Mënjeherë mendja shkon tek unaza e fejesës, por gjithsesi të gjitha janë dyshime nga komenti i mikeshës së saj. Megjithatë çifti Arbana dhe Eduart dukeshin më të dashuruar se kurrë mbrëmjen e djeshme dhe regjisori, në sy të të gjithëve e cilësoi si frymëzimin më të madh në jetën e tij