Fatmir Shehu kishte aplikuar para vitit 2008, për t’u pajisur me certifikatën e pronësisë, por pa sukses. Atij iu deshën 11 vite pritje dhe vuajtje e për t’u pajisur me certifikatën e pronësisë, kjo e fundit u realizua vetëm pas denoncimit të rastit te platforma e bashkëqeverisjes, “Shqipëriaqëduam.al”.

Qytetari, shtetasi Fatmir Shehu, aplikimin e fundit pranë ish-ZVRPP Tiranë e kishte realizuar më datë 19.11.2018 për t’u pajisur me Certifikatë Pronësie për pronën ndodhur në Vaqarr, Tiranë. Shehu kishte bërë edhe ankesë administrative pranë ish-ZVRPP Tiranë dhe nuk kishte marrë shërbimin e kërkuar.

“Nuk gjej fjalë më të mira për zotin Kryeministrin dhe për ju si administratë, që mbarova punë për punën certifikatës së shtëpisë. Kam që para vitit 2008, që kam bërë aplikimin dhe në fund fare në vitin 2014 arriti të më dalë vetëm çertifikata e shtëpisë dhe toka rreth jo. Ju drejtova portalit dhe për tre ditë mora certifikatën e plotë. Zoti ju bekoftë ju dhe administratën tuaj”, tha Shehu, duke dëshmuar rastin e tij të zgjidhur nga portal i bashkëqeverisjes “Shqipëriaqëduam.al”