“KUJDES! Pamjet që do shihni, janë të rrezikshme dhe nuk duhet në asnjë mënyre të manifestohen gjatë drejtimit të mjetit, pasi nga kjo kategori, shumë qytetarë, rrezikojnë jetën e tyre”.

Ky apel vjen nga Policia e Shtetit, që duke publikuar sot një video se si drejtues mjetesh luksi nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit, u ka bërë apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm. Ndërkohë që vetë këtyre shoferëve i garanton se do të përballen me ligjin për çdo shkelje që kryejnë.

Postimi i Policisë së Shtetit

Tiranë

KUJDES!
Pamjet që do shihni, janë të rrezikshme dhe nuk duhet në asnjë mënyre të manifestohen gjatë drejtimit të mjetit, pasi nga kjo kategori, shumë qytetarë, rrezikojnë jetën e tyre për shkak të papërgjegjshmërisë, pakujdesisë, luksit të automjetit apo “Trimërisë” që karakterizon këta drejtues mjetesh që me sjelljen dhe veprimet e tyre gjatë drejtimit të mjetit, janë as më pak as më shumë, por “vrasës të sigurisë së jetës në rrugë” dhe njëkohësisht, modeli më i shëmtuar për sjelljen në raport me automjetin, rrugën, dhe sigurinë e përbashkët, për të cilën duhet mund dhe investim nga të gjithë ne, për ta përmirësuar dhe jo për ta rrënuar me skena të tilla që gjenerojnë pasiguri apo më shumë se kaq.❌ Shofer që si duhet askujt ❌ Automjet që përdoret si armë
✅ Përdor automjetin për qëllimin që është krijuar✅ Thuaj edhe ti STOP kësaj sjellje, denonco te 112