Këngëtarja Axhelina Hadërgjonaj prej kohësh larg muzikës por gati gjithmonë në qendër të mediave rozë për jetën e saj jashtë Shqipërisë dhe për romancat e saj. Së fundmi bukuroshja Hadërgjonaj ka vendosur të provokojë ndjekësit pa pushim nga shfaqja e saj në Paris me një fustan jeshil të hapur që nuk i linte vend imagjinatës, fustan që më parë e ka veshur Jennifer Lopez.

E ndërsa kësaj here Anxhelina ka zgjedhur një fustan blu të hapur që i nxjerr në pah format trupore. Këngëtarja shfaqet mjaft sensuale dhe në adresën e saj nuk kanë munguar mijëra komente dhe pëlqime. Anxhelina gjithmonë ka treguar se di të guxojë me veshjen e saj, që asnjë herë nuk i ka zhgënjyer fansat e saj duke u shfaqur në super formë dhe se ksi.