Këngëtarja Anxhela Peristeri ishte e ftuar ditën e djeshme në emisionin e mbasdites ‘Rudina’ ku foli për projektin e saj më të ri ‘Shpirti i bukur’.

Por këngëtarja nuk foli vetëm për projektet e saja por edhe për jetën private për të cilën është lakuar shpesh herë në mediat rozë.

E vendosur disi në siklet këngëtarja pranoi që është në një lidhje dashurie.

Gjithashtu këngëtarja u shpreh se nuk i pëlqen të bëjë dasmë, por në plane ka bashkëjetesën. Anxhela dha edhe lajmin e bukur se së bashkë me partnerin po planifikojnë të bëhen me fëmijë.

“Edhe unë e dua një fëmijë”, tha Anxhela. “Po ai ka dëshirë?”, e pyeti Rudina ndërsa Anxhela e vendosur në siklet tha se kur të vijë koha do flasë.