Ditën e sotme Komisioni i Ligjeve është mbledhur të shqyrtuar kërkesën e 55 deputetëve të maxhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas vendimit të tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në fjalën e saj, deputetja e LSI-së, Aurora Mara pranoi se anulimi i zgjedhjeve nga Meta disa javë para 30 qershorit ishte një lëvizje e gabuar.

Momenti ishte i gabuar. Institucionet si Presidenti nuk mund të gabojnë në kohë. Shumë e rëndësishme është. Presidenti ka për detyrë që të jetë si “buon padre di famiglia” (babai i mirë i familjes). Dhe detyra e tij sipas meje mungoi ose nuk u menaxhua mirë. Pasojat sollën akte të dhunshme. Duhet të diskutojmë edhe mbi to.

Presidenti Ilir Meta vendosi anulimin e zgjedhjeve me predentimin e ato nuk mund të ishin demokratike pa pjesëmarrjen e opozitës. Kjo e fundit vendosi bojkotimin e tyre me pretendimin se maxhoranca do të vidhte votat e tyre. Prej kohësh ata kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Rama është shprehur gjithmonë kundër largimit të tij duke bërë thirrje për dialog me kreun e opozitës së bashkuar, Lulzim Bashës.

Ndërkohë aksioni opozitar është intesifikuar gjatë muajit qershor. Dhunë, përplasje, arrestime dhe kaos, kanë qenë pamjet që kanë shoqëruar shqiptarët në 13 bashkitë e drejtuara nga opozita në javën e shkuar të cilat insistojnë për zbatimin e dekretit të presidentit.