Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka inspektuar një nga spitalet në QSUT, i cili pati dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama deklaroi se qeveria po punon për të bërë marrëveshje me një kompani të madhe turke për një supermarrëveshje për shtëpitë që do të ndërtohen në Shqipëri.

“Po bëjmë një negociim me një kompani të madhe turke të certefikuar që punon në Amerikë për një supermarrëveshje për shtëpitë antisizmike, ekologjike, kundër zjarrit dhe i thashë të na japin disa oferta për qendra shëndetësore sepse janë me një kosto më të ulët dhe janë super, dhe mund të bëjnë më shumë”, tha Rama