“SPAK do t’i kundërvihet niveleve më të larta të korrupsionit. Me SPAK, askush nuk do të jetë mbi ligjin”, deklaroi Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ndërsa publikoi një video sesi funksionon struktura antikorrupsion, SPAK.

Ambasada e SHBA-së, pas publikimit javën e kaluar sesi funksionon Gjykata Kushtetuese, këtë radhë shpjegon funksionimin e strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Antikrim i Organizuar, ose shkurt SPAK.

Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta? Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë.”

Stuktura e posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK është një institucion i ri kushtetues, detyra e së cilit është të hetojë dhe ndjek penalisht korrupsionin, krimin e organizuar, si dhe krimet e kryera nga zyrtarë të lartë.

SPAK përbëhet nga dy pjesë Porokuroria e Posacme e cila përbëhet nga prokurorë dhe Byroja Kombëtare e Hetimit e cila përbëhet nga hetues

Pse nevojitet SPAK?

Në sistemin e vjetër gjyqësor, zyrtarët e nivelit të lartë të korruptuar dhe bosë të krimit të organizuar ishin “të paprekshëm”sepse gjyqtarë dhe prokurorët e korruptuar ose të kërcënuar nuk i nxirrnin para drejtësisë. Me anë të para lidhjeve, përkatësisë politikë dhe kanosjeve këta gjyqtarë dhe prokuror ishin të prekshëm nga ndikimi politik dhe korrupsioni. Kjo e bënë të pamundur ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit në nivele të larta. Çmimin e paguante gjithë vendi..!

Si e korrigjon këtë problem SPAK.

SPAK, do të jetë një organ i pavarur, jo politik, i cili do të hetojë dhe ndjek penalisht “të paprekshmit”e Shqipërisë. Këtu përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtar të lartë.

Anëtarët e SPAK, emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, jo nga politika apo zyrtarë të korruptuar. Po ashtu, të gjithë anëtarët e SPAK-ut do të duhet të kalojnë rivlerësimin (vetingun).

Prokurorët e Posacëm do ti nënshtrohen monitorimit të vazhdueshëm të financave dhe telefonave të tyre për të parandaluar korrupsionin apo kanosjen e tyre. Kjo bazohet në modele që janë përdorur në vende të tjera si Kroacia dhe Rumania.

Kushtetuta i jep SPK-ut fuqinë dhe pavarësinë për t’iu kundërvënë korrupsionit në nivele të larta. Duke qenë se është në kushtetutë, kjo do të thotë edhe që të pa prekshmit nuk mund të ndryshojnë atë.

Me pak fjalë, SPAK do t’i kundërvihet niveleve më të larta të korrupsionit. Me SPAK askush nuk do të jetë mbi ligjin. Askush nuk do të jetë i paprekshëm dhe gjithë vendi do të përfitojë nga kjo.