Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës për shkak se akuzohet për tregtim të mallrave kontrabandë si dhe organizim të lotarisë në lokalin e tij në lagjen nr.8.

I arrestuari është B.M, banues në Korçë dhe është kapur në kuadër të operacionit anti-informalitet të shtrirë në të gjithë vendin, për ndëshkimin e evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.

64-vjeçarit i janë sekuestruar një sasi pijesh (alkoolike dhe joalkoolike) pa dokumentacionin përkatës, të dyshuara si kontrabandë. si dhe një kompjuter lap top, i cili dyshohet se përdorej nga shtetasi B.M, për organizimin e lotarive të palejuara.

Pas arrestimit ai do të përballet me akuzën për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, ”Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” , ”Organizimi i lotarive të pa lejuara” dhe ”Ushtrimi i aktivitetit tregtar të pa regjistruar në organet tatimore”.