Një anije turistike me italianë dhe shqiptarë në bord është shpëtuar nga Roja Bregdetare në Vlorë pasi pësoi defekt në Karaburun. Report Tv siguron pamjet e anijes turistike.

Roja Bregdetare u sinjalizua në orën 18:15, ndërsa ndërhyri me shpejtësi dhe në 18:50 turistët shqiptarë dhe italianë që ishin në bord u shpëtuan. Në 19:00 anija u imbarkua në portin e Vlorës, ku të gjithë turistët janë në gjendje të mirë.

Gazetari i Report Tv në Vlorë Armand Xhelili raporton se anija kishte probleme me sistemin e helikave e zhurma dhe si pasojë kishte humbur shpejtësinë duke mbetur në Karaburun.