Trajneri Gareth Southgate e ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për Anglinë në dy ndeshjet e nëntorit për kualifikime në Kampionatin Evropian të vitit 2020, përfshirë atë përmbyllëse kundër Kosovës.

Në ekipin kombëtar anglez janë rikthyer Callum Hudson-Odoi dhe Alex Oxlade-Chamberlain për ndeshjen përmbyllëse në Grupin A kualifikues kundër Kosovës më 17 nëntor në Prishtinë.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Tom Heaton, Jordan Pickford, Nick Pope

Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold, Ben Chilwell, Joe Gomez, Harry Maguire, Tyrone Mings, Danny Rose, John Stones, Fikayo Tomori, Kieran Trippier

Mesfushorë: Ross Barkley, Fabian Delph, Jordan Henderson, James Maddison, Mason Mount, Alex Oxlade-Chamberlain, Declan Rice, Harry Winks

Sulmues: Tammy Abraham, Callum Hudson-Odoi, Harry Kane, Marcus Rashford, Jadon Sancho, Raheem Sterling, Callum Wilson