Ish-deputeti Nard Ndoka ka rrëfyer punën e tij të parë. Në një intervistë për emisionin Pop Culture Ndika ka treguar se ka punuar si elektroauto deri në moshën 24-vjeçare.

“Kam punuar elektroauto, ky është profesioni im i parë dhe është një profesion shumë i mirë. Kam punuar deri në moshën 24 vjeçare dhe isha i vetmi që punoja elektroauto në gjithë rrethin e Shkodrës. Kisha kategorinë e 5-të pra isha mjeshtër/usta, ishte rast unikal se nuk lejohej të merrje këtë kategori nëse nuk i kishe 30 vjet punë”, është shprehur Ndoka.

Ndoka është kretar i Partisë Demokristiane, aktualisht pa mandat deputeti pasi bashkë me opozitën vendosi të dalë nga Parlamenti në Shkurt të këtij viti.