Të vegjlit e Kopshtit numër 15 në kryeqytet shumë shpejt do të kenë ambiente me komode dhe me të gjitha kushtet e nevojshme për ta. Prej disa ditësh, Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e çerdhes. Pasi është hedhur poshtë suvaja e vjetër, punonjësit e Bashkisë kanë nisur izolimin me material special të dyshemesë dhe mureve, për të kaluar më pas në suvatimin, patinimin me fino, dhe lyerjen e mureve.

Për t’i krijuar të vegjëlve të këtij kopshti ambiente më të ngrohta, sidomos tashmë që po afron edhe stina e dimrit, po punohet është për shtrimin e parketit në të gjitha ambientet e katit të parë.

Falë këtij investimi, fëmijët e lagjes ku ndodhet Kopshti nr. 15, nuk do të jenë të detyruar të kalojnë orë të tëra në ambiente të papërshtatshme, ku nuk mungonte as lagështira në mure.